Sporti

​Mourinho mbron Costan

mourinho-mbron-costan_hdJose Mourinho, menaxheri i Chelseat, ka dalë në mbrojtje të Diego Costas, i cili u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të një simulimi në fitoren e mbrëmshme kundër Burnleyt me rezultat 3-1.

Sulmuesi spanjoll, i cili gjatë kësaj verë u transferua nga Atletico Madridi te Chelsea, ka debutuar me gol në skuadrën e Mourinhos.

Mourinho thotë se spanjolli edhe në sezonin e kaluar në Atletico ishte fantastik, por ai mori pesë, gjashtë kartona të verdhë. Tekniku portugez mendon se Costa kishte një paraqitje fantastike në sfidën e mbrëmshme.

“Costa sezonin e kaluar ishte fantastik në kampionatin spanjoll, por ai mori pesë, gjashtë kartona të verdhë”, ka thënë Mourinho.

“Ne e dëshiruam atë në Premier League. Ai tregoi veten në këtë ndeshje me një qëndrim fantastik”, tha ai.

Mourinho beson se Costa do të vazhdojë me formën e mirë edhe në ndeshjet e ardhshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button