Kronika

100 pasagjerë bllokohen në Rinas, mungon avioni i “Blue Panorama”

Rreth 100 pasagjerë janë bllokuar sot në aeroportin e Rinasit, në pritje të fluturimit në drejtim të Pisa në Itali. Shkak për këtë është bërë mungesa e një avioni.

Pasagjerët shprehen se duhet të udhëtonin me një avion të Blue Panorama që

në orën 11.45, por fillimisht iu tha se fluturimi do të shtyhej se ishte me defekt, e më pas se do të vinte një tjetër avion.

Të irritura pasagjerët thonë se askush nuk po i jep zgjidhje problemit të tyre. Ata nuk dinë nëse kompania do t’i rimbursojë apo jo, nëse udhëtimi anulohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button