Te ndryshme

36 hektarë të mbuluara me goma, ekosistemi detar duke u shkatërruar në Florida

gomaNë brigjet e Fort Lauderdale, në Florida, ndodhet në varrezë me rreth 700 mijë goma të cilat zënë një sipërfaqe prej rreth 36 hektarësh. Emri i saj është Osborne Reef dhe paraqet dështimin e tentativës për të krijuar një barrierë koralore artificiale në një thellësi prej 65 metrash.

Në vitet ’70, një organizatë jo fitimprurëse e peshkatarëve ka depozituar në det plotë 2 milionë goma në mënyrë që koralet të mund të vendoseshin më mirë në këto sipërfaqe si dhe të kishin më të lehtë riprodhimin.

Me kalimin e viteve, gomat janë shkatërruar për shkak të rrymave tropikale dhe urganëve, duke dëmtuar dukshëm ekosistemin detar që e rrethon zonën.

Prej vitit 2007, ushtria detare Amerikane është duke vepruar në këtë zonë në mënyrë që të evitojnë shkaqet negative, por ende nuk është bërë puna e duhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button