Politika

90 vjet nga krijimi i KLSH-së, Meta dhe Leskaj vlerësojnë reformimin

Është zhvilluar këtë të martë në Kuvendin e Shqipërisë një ceremoni me rastin e 90-vjetorit të krijimit të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në fjalën e tij, kryetari i këtij institucioni, Bujar Leskaj ka vlerësuar punën e kryer ndër vite, ndërsa ka theksuar vendosmërinë për të ruajtur pavarësinë institucionale të KLSH-së.

Në të njëjtat linja, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka vlerësuar krijimin e këtij institucioni të rëndësishëm 9 dekada më parë, si dhe reformimin që ka pësuar ndër vite.

“KLSH iu nënshtrua një reformimi institucional. Marrëdhënia konstruktive mes këtij institucioni dhe Kuvendit të Shqipërisë është një vlerë e shtuar. Inkurajojmë KLSH-në të vijojë konsolidimin e standardeve më bashkëkohore europiane”, ka thënë Meta.

Related Articles

Nje koment

  1. Po degjojm shpesh per klsh kohet e fundit. Eshte interesant fakti qe edhe Meta e vlereson punen punen e tyre, madje e quan reformen e ndermare per ristrukturimin dhe marredhenien me kuvendin si vlere te shtuar. Mendoj qe ka te drejte si institucioni qe kontrollon mire shpenzimin e parave tona e meriton. Urime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button