Maqedonia

Maqedonia

Vitin e ardhshëm do të hapet Ambasada e Japonisë në Shkup

Në janar të viti 2017 do të hapet Ambasada e Japonisë në Republikën e Maqedonisë me seli në Shkup, lajmëroi sot Ministria e punëve të jashtme (MPJ), transmeton Telegrafi Maqedoni. Kjo është bërë e ditur në takimin e sotëm të ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki me ambasadorin e Japonisë për Republikën e Maqedonisë me seli në Vjenë, Makoto Taketoshi. Gjatë dorëzimit të letrës në të cilën paralajmërohet hapja zyrtare e ambasadës japoneze në Shkup, ministri Poposki shprehu falënderim për vendimin e Qeverisë së Japonisë me të cilin e  zgjodhi pikërisht këtë shtet si lokacion për zgjerimin e rrjetit diplomatik japonezKy vendim i vërteton marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe Japonisë, dhe është rezultat i punës shumëvjeçare të MPJ të RM e cila nisi me vendimin e Qeverisë së RM për hapje të ambasadës në Tokio në vitin 2009, vazhdoi me hapjen zyrtare të Ambasadës në maj të vitit 2013 dhe me dërgimin e ambasadorit të parë rezident të RM në Japoni në vitin 2014. Ky hap do ti përmirësojë dukshëm marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe do të jep shtytje të fuqishme për bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen – ka theksuar Poposki. Poposki u falënderua edhe për ndihmën humanitare prej mbi 4,5 milionë euro që Japonia e ka dhuruar deri më tani për menaxhimin me krizën e emigrantëve në Maqedoni. Krahas takimit me MPJ Poposki, ambasadori japonez Taketoshi realizoi edhe një ligjëratë para diplomatëve të Maqedonisë në suaza të Akademisë diplomatike. Me temë: „Një epokë e re në marrëdhëniet maqedonase-japoneze“.

Read More »

Zulfi Adili: Dalja e BDI-së është trik politik

Ish-funksionari dhe ish-deputeti i BDI-së, tani themelues i partisë Uniteti, Zulfi Adili, deklaron se dalja e BDI-së nga qeveria është…

Read More »

KSHZ publikon listën me emra të votuesve të dyshimtë, edhe Artan Grubi pjesë e listës (Lista)

Sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen e internetit publikoi listën e votuesve të dyshimtë në listën e zgjedhore. Sipas…

Read More »

Ja sa borxh kanë qytetarët e Shkupit ndaj ujësjellësit dhe kanalizimit

Qytetarët e Shkupit i kanë 38 milionë euro borxh ndërmarrjes publike ”Uji dhe Kanalizimi”, ndërkaq firmat kanë 15 milionë euro…

Read More »

VMRO-DPMNE: Nuk na pengojnë përmendoret e shqiptarëve

VMRO-DPMNE kërkon nga kryetari i komunës Qendër të qytetit të Shkupit, Andrej Zhernovski, që t’i vendosë përmendoret e shqiptarëve, pasi…

Read More »

Aksioni policor: Janë arrestuar kontrabanuesit e migrantëve

Burime të sigurisë për Tv Telma bëjnë të ditur se aksioni i mbrëmshëm në kufirin verior është zbatuar pas sigurimit…

Read More »

Refugjatët mbeten në udhëkryq

Një numër refugjatësh nga Siria dhe Iraku të cilët ishin vendosur në vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, janë kthyer…

Read More »

Çfarë fiton Maqedonia nga Zonat e lira ekonomike

Qeveria e Maqedonisë bën politikë tërheqëse për investuesit e huaj, duke i liruar ata nga taksat e ndryshme dhe duke…

Read More »

Vazhdon greva e nëpunësve të Gjykatës administrative

Të punësuarit në Gjykatën administrative edhe sot vazhdojnë më protestën një orëshe të cilën e organizon sindikata e punonjësve të…

Read More »

Kryetari grek Prokopis Pavlopoulos thumbon sërish Maqedoninë

Kryetari grek Prokopis Pavlopoulos përsëri ka dërguar porosi të ashpra te qeveria e Maqedonisë, duke akuzuar se janë duke e…

Read More »
Back to top button