Arte

Arte

Ema Andrea hap Turbinën Eros, emocion dhe tundim

Ema Andrea një nga kuratoret e Bienales së Artistëve të Rinj të Mesdheut “Mediterranea18”, ka hapur dyert e Turbinës për…

Read More »

Për herë të parë, Tirana është kthyer në “shtëpinë” e 230 artistëve të rinj nga Mesdheu dhe Europa, pjesëmarrës në edicionin e 18 të Bienales së Artistëve të Rinj “Mediterrane 18”, duke e renditur vendin tonë në axhendat kulturore ndërkombëtare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi dje në mbrëmje disa nga aktivitetet e organizuara nga artistët pjesëmarrës. “Jam shumë i lumtur që e gjithë Tirana është mbushur me aktivitete. Dua ta përdor këtë mundësi për të ftuar të gjithë qytetarët, por sidomos të rinjtë, duke qenë se edhe 230 artistët që na kanë ardhur nga e gjithë Europa, Mesdheu, janë të rinj dhe shumica e artit provokon ide te rinia. Në çdo cep të Tiranës po ndodh nga një gjë; Te sheshi “Nënë Tereza” kemi Si’Xhaden, te Turbina një shfaqe tjetër e kërcimit modern, te Reja po ashtu, te Parku Rinia, te Tulla. Pra, e gjithë Tirana ka një gamë të gjerë eventesh artistike, ndaj besoj se është një mundësi fantastike për qytetarët për të aksesuar art dhe artistë të mirëfilltë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku falënderoi artistët pjesëmarrës në Bienale, të cilët kanë provokuar debate, për të cilat sipas tij shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë. “Jemi në prag të zgjedhjeve, ka gjithmonë debate të mëdha politike, por siç e shikoni ka edhe jetë. Njerëzit nuk jetojnë vetëm me politikë, jetojnë edhe me art, me kulturë, me filma, me muzikë. Ndaj, besoj se duhet të japim mesazhin se jeta vazhdon. Pavarësisht ngërçeve të momentit që mund të kemi në Shqipëri dhe në Kosovë, njerëzit duan të jetojnë dhe kjo është mënyra më e mirë se si e gjallërojmë jetën në Tiranë”, tha Veliaj, duke u shprehur optimist se edhe pas Bienales së Mesdheut, do të ketë të tjera mundësi bashkëpunimi. Një prej kuratorëve të Bienales, Eroll Bilibani falenderoi kryebashkiakun Veliaj për bashkëpunimin dhe për mundësitë që u janë ofruar artistëve për të performuar. “Unë besoj se ky është vetëm fillimi sepse kryetari i Bashkisë së Tiranës ka krijuar hapësira të bukura publike. Ne besojmë se publikun mund ta angazhojmë edhe përmes artit dhe kulturës”, tha Bilibani. Bienalja e Mesdheut përfshin një sërë aktivitetesh deri në datën 28 maj. Në krye të Mediterraneas janë kuratorë të njohur në zhanre të ndryshëm si: Jonida Turani për Artet e Aplikuara, Maja Çiriç për Artet Pamore, Ema Andrea për performancat, Maria Rosa Sossai për Letërsinë e Leximin, Alban Nimani dhe Rubin Beqja për muzikën, si edhe për filmin, Eroll Bilimani.

Për herë të parë, Tirana është kthyer në “shtëpinë” e 230 artistëve të rinj nga Mesdheu dhe Europa, pjesëmarrës në…

Read More »

‘Së prapthi’, një vepër për fëmijët në Teatrin e Metropolit

Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol) sjell këtë fundjavë për publikun e vogël premierën “Së prapthi”, me regji të Aldi Hysotoçit.…

Read More »

“Edhe Zotat Vdesin”

Ilir Kaso vjen me një ekspozitë personale në Galerinë FAB “Edhe Zotat vdesin” quhet ekspozita personale e artistit Ilir Kaso…

Read More »

Ermonela Jaho është “Madame Butterfly” në Kennedy Center

Kur interviston Ermonela Jahon, duhet të jesh e kujdesshme. Dikush mund të mendojë se kjo është fare e natyrshme, pasi…

Read More »

Tenori Ramë Lahaj vulos nivelin botëror në skenë me Domingon

Ramë Lahaj ka dëshmuar edhe një herë para publikut se është tenor i rangut botëror. Këtë epitet ia kanë konfirmuar…

Read More »

Portreti i Dritëro Agollit në vizatime

E bija e Dritëro Agollit, vazhdon ta tregojë mungesën e humbjes së të atit, përmes postimeve që bën shpesh në…

Read More »

Novela e dashurive të pamundura

Alda Bardhyli “Ah, Migen e dashur, më trego, kur fillove të më dashurosh? – Kur ju pashë në rrugë, atëherë…

Read More »

Nis restaurimi i Kishës së Shën Mërisë në Bënjë

Një tjetër projekt për rijetëzimin e thesareve kulturore ka nisur të marrë jetë. Kisha e Shën Mërisë në Bënjë të…

Read More »

Dhurohet arkivi personal i Lasgush Poradecit

19.308 fletë dorëshkrime, 8.562 fletë shtypshkrime dhe 3.662 fletë gazetash nga arkivi personal i poetit Lasgush Poradeci i janë dhuruar…

Read More »
Back to top button