Politika

PE: Reforma të votohet më 21 korrik; në të kundërt minohet perspektiva europiane

Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian (PE), po zhvillon të martën një seancë diskutimi për reformën në drejtësi, në Shqipëri. Në hapje të seancës, eurodeputeti Elmar Brok apeloi për miratimin e domosdoshëm të reformës në drejtësi, më 21 korrik.

KA pasur hezitime sa i takon reformës në gjyqësor, pasi nuk është gjithmonë e thjeshtë të kuptosh “begraundin” e disa sjelljeve që po bëhen në Shqipëri, lidhur me këtë reformë. Por, nëse ajo nuk do të votohet, ne nuk mund ta pranojmë këtë, tha eurodeputeti i djathte. Kështu që në orët në vijim Shqipëria duhet ta realizojë vërtet reformën në drejtësi. Është momenti i fundit për ata që mund ta marrin këtë vendim, dhe qe nuk mund të vonohet më”, u shpreh Brok.

Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, paralajmëroi se në rast të mosvotimit të enjten në Kuvend, te kesaj reforme te rendesishme, “perspektiva europiane e Shqipërisë do të minohet dhe do të jetë negative”.

Hahn, po ashtu theksoi se nëse parlamenti shqiptar nuk do të marrë një vendim pozitiv për reformën në drejtësi, atehere do të mbahet një referendum, pasi 90 për qind e popullit shqiptar e mbështet atë. Krahas rëndësisë së miratimit të draftit kushtetues në parlament më 21 korrik, komisioneri Hahn e vuri theksin dhe tek zbatimi i reformes. “”Sapo kjo reforme të miratohet ne do të nisim direkt hapat për zbatimin e saj. Ndaj nuk ka më kohë për të humbur. Afati perfundimtar i miratimit te reformes eshte para pushimeve verore”, perseriti Hahn.

Duke rimarrë fjalën, eurodeputeti Brok iu propozoi europarlamentarëve, që në orët në vijim, ata të zhvillojnë biseda telefonike me zyrtarë në Shqipëri, pasi është shumë e rëndësishme arritja e një marrëveshje.
“Ne na duhet një vendim te enjten, pasi të gjitha këto do të referohen në progres raportin e KE-së. Ndaj në rast të mosmiratimit më 21 korrik do të jetë problem e ardhmja e shqiptarëve në BE. Autoritetet e larta në Shqipëri duhet të jenë dijeni të këtyre që po themi dhe te mesazheve që po cojmë. Duhet të sigurohemi se është arritur një marrëveshje e plotë dhe kjo do shihet të enjten”, u shpreh Brok.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button