Politika

Reforma, Johanes Hahn: Referendum nëse dështon Parlamenti

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian po diskuton këtë të martë procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Në fjalën e tij, komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ka parashtruar edhe një alternativë në rastin se më 21 korrik reforma nuk votohet në Parlament.
“Nëse vendimi nuk merret më 21 korrik ka mundësi të mbahet një referendum”, ka deklaruar Hahn.
Ai ka nënvizuar se, duhet të vijë një rezultat pozitiv nga Shqipëria dhe për këtë ka ftuar europarlamentarët që të nxisin politikanët shqiptarë.
“Vendimi duhet të jetë transparent për të treguar gjithëpërfshirje. Jemi informuar se është rënë dakord për procedurat që do të ndiqen”, ka shtuar më tej Hahn.
Komisioneri ka bërë të ditur se, me qëllim arritjen e suksesit për këtë projekt eurodeputetët do të zhvillojnë biseda telefonike me deputetët shqiptarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button