Te ndryshme

Bota e Tretë dhe e Katërt, pse e morën këtë emër?

“Bota e Tretë” është një emërtim i dëgjuar pothuajse nga të gjithë ne. Por sigurisht ai përmban ndër vete edhe domethënie interesante.

Bota e Tretë quhet kështu si për ta dalluar atë nga vendet perëndimore ( që janë “bota e parë”) ashtu edhe nga ato komuniste (ose ndryshe “bota e dytë”). Ajo përfshinë vendet e Azisë, të Afrikës dhe të Amerikës Latine që karakterizohen nga një nivel social-ekonomik i prapambetur, rritja e vazhdueshme e popullsisë dhe nga kulturat bujqësore.

Këta vende janë bij të kolonializmit. Pra, ajo që në origjinë i ka bashkuar këto vende ka qenë fakti se kanë qenë të kolonizuara nga Perëndimi dhe kërkesa e tyre për t’u bërë të pavarur.

Në fakt, për herë të parë termi “Bota e Tretë” lindi në konferencën e Bandung (Indonezi, 1955), ku për herë të parë u mblodhën vendet aziatike dhe afrikane, me qëllimin për të zënë një vend një politikën ndërkombëtare dhe për të stabilizuar marrëdhënie paqësore me fuqitë perëndimore dhe komuniste, por duke mbajtur pavarësinë dhe neutralitetin si nga njëri ashtu edhe nga tjetri bllok.

Ndërkohë duke nisur nga vitet ’70, u shpërnda edhe shprehja “Bota e Katërt”, ky term tregonte rreth 40 vende brenda Botës së Tretë, ku precipituan kriza nafte dhe financiare gjatë atyre viteve dhe ku kushtet ekonomike dhe ato të jetës ishin në nivele minimale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button