Moda

Iryna Shaik, imazh i ri i fushatës së xhinseve Triton

E preferuar më shumë si modele për fushatat e të brendshmeve dhe kostumeve të banjës, Iryna Shaik tashmë do të jetë imazhi i fushatës së xhinseve Triton.

E dashura ruse e futbollistit Cristiano Ronaldo është imazhi i markës braziliane të xhinseve ‘Triron”. Irina shfaqet në një nga fotot e reja topless shumë afër modelit Evandro Soldati për koleksionin e Verës 2015.

Të dy, si Shayk dhe Soldati kanë parakaluar së fundmi në pasarela për Triton, në Javën e Modës në San Paulo, e tani do të shihen në gjithë botën në fushatën publicitare.

Modelja ka prezantuar setin e saj fotografik edhe për fushatën kolumbiane të kostumeve të banjos Agua Bendita. Iryna përveç xhinseve ka prezantuar edhe fustane për këtë fushatë.

Ajo është fytyra më piktoreske në botën e modës dhe së fundmi ka provuar edhe rolin e parë në Filmin e Hercules duke rezultuar e kënaqur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button