Teknologji

Bëhuni gati për sfidën Zuckerberg vs. Neymar

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg i lëshon sfidën sulmuesit të Barcelonës dhe kapitenit të Brazilit, Neymar në përdorimin e teknologjisë. Zuckerberg ka krijuar një aplikacion të ri për lojën e futbollit dhe në profilin e tij ai publikoi një video prezantuese të saj.

Është një lojë e thjeshtë dhe argëtuese ku duhet të shfaqësh shkathtësinë e gishtave mbi ekranin e smartfonit për të luajtur me topin e futbollit.

“Nuk kam fituar kurrë një ndeshje futbolli në jetën time, por tashmë ka ardhur dita”, thekson Zuckerberg në videon e tij. “Sfidoj Neymar-in në lojën tonë të këtij sporti në mënyrë sekrete. Besoj se është një mundësi e artë për mua, pasi loja bëhet me gishta, e ndjej që e kam këtë avantazh”, tha ai.

Por pavarësisht kësaj, gjatë prezantimit, Zuckerberg tregoi se ajo lojë nuk është aq e thjeshtë sa ai pretendonte. “Askush nuk do të ma kalojë”, vijoi sfidën e tij Zuckerberg.

Por, nuk ka vonuar edhe reagimi i Neymar që është bashkuar me përfaqësuesen braziliane për Lojërat Olimpike të Rios, por pavarësisht kësaj, ai ka pranuar sfidën duke komentuar në postimin e themeluesit të Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button