Home / Kronika / Kronika e zeze / Dhërmi, deti nxjerr në breg trupin e pajetë të kamerierit të masakruar

Dhërmi, deti nxjerr në breg trupin e pajetë të kamerierit të masakruar

dhermi-320x239Pushuesit e Dhërmiut në plazhin e Drimadesit, kanë parë tmerr me sy teksa deti ka nxjerrë në breg një person të vdekur rreth orës 11:00 të mëngjesit të djeshëm.

Pas njoftimit të marrë, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar viktimën, i cili është një mashkull nga Elbasani, 28 vjeç, me inicialet D.V.,, i cili punonte kamerier sezonal prej dhjetë ditësh në atë zonë.

Pas këqyrjes së trupit, policia ka bërë me dije se viktima ishte masakruar, pasi kishte shenja të theksuara dhune në trup. Ai është gjetur nga pushuesit, të cilët në atë orë të ditës kanë qenë të shumtë në plazh.

Policia e ka dërguar trupin e të riut në morgun e Himarës dhe autopsia pritet t’i bëhet në spitalin e Vlorës.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë vdekje të mistershme dhe dyshon se i riu është rrahur për vdekje për ndonjë konflikt të mundshëm dhe pastaj mund të jetë hedhur në det.

Leave a Reply

Your email address will not be published.