ParlamentarePolitika

Meta: Kjo seancë nuk mbyllet pa miratuar reformën

Ka nisur në orën 11:10 seanca e Kuvendit për miratimin e reformës në drejtësi. Fjalën e hapjen e ka mbajtur kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Meta tha se sido që të shkojnë punët, “kjo seancë nuk mbyllet pa u miratuar ndryshimet në Kushtetutë”.

Kreu i Kuvendit, ka shpjeguar se përse duhet konsensusi i gjithë partive dhe jo votat e disa deputetëve të Partisë Demokratike.

“Nuk kemi nevojë për deputetë patriotë, por kemi nevojë për konsensus patriotik. I kam bërë thirrje Bashës dhe Berishës për të pranuar konsensus. Është e rëndësishme konsensus patriotik sepse kjo është një kushtetutë e re e Shqipërisë. Pavarësisht se kjo reformë do të miratohet në çdo lloj mënyrë, por konsensusi është i rëndësishëm”,- tha kreu i Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button