Home / Parlamentare / Ilir Meta: Po nuk votoi PD, do të largohem nga kryetar Kuvendi

Ilir Meta: Po nuk votoi PD, do të largohem nga kryetar Kuvendi

Megjithëse Konferenca e Kryetarëve dështoi në gjetjen e një marrëveshjeje për të shqyrtuar në seancë plenare reformën në drejtësi, Kuvendi nisi punimet dhe ai që mori fjalën i pari ishte kryetari Ilir Meta.

Meta i mëshoi fort fjalës “konsensus”.

“Konsensusi është i rëndësishëm sepse kjo është Kushtetutë e re e Shqipërisë, që nuk duhet të votohet në mënyrë të njëanshme, sepse ka të bëjë me Shqipërinë në 30 vitet që vijnë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe duhet të përmbyllet me sukses”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit tha se kjo reformë nuk mund të miratohet pa opozitën dhe shtoi se për këtë Lulzim Basha është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane.

Megjithatë, kjo seancë nuk do të mbyllet pa miratimin e reformës në drejtësi, tha Meta.

Meta tha se duhet patjetër vota e PD, nëse nuk arrihet ai do të largohet nga kryetar i Kuvendit.

Nëse edhe pas sqarimit me SHBA, opozita nuk e voton, LSI do e votojë reformën dhe unë do të iki nga Kryetar i parlamentit, pasi nuk qëndroj në një Kuvend që voton nën trysninë e presioneve me SMS, deklaroi Meta.

Ndërkohë, kjo seancë plenare po ndiqet nga afër nga dy aktorët kryesorë ndërkombëtarë të reformës në drejtësi, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin, ndërsa jashtë sallës një grup qytetarësh protestojnë për miratimin e reformës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: