Home / Bota / Amerika / Trump: Nëse zgjidhem President, anuloj mbrojtjen automatike

Trump: Nëse zgjidhem President, anuloj mbrojtjen automatike

Kandidati republikan në garën presidenciale, Donald Trump, ka tronditur me një deklaratë sa i përket NATO-s duke nënvizuar se në rast se ai do të shpallet fitues i zgjedhjeve për Shtëpinë e Bardhë do të braktisë parimin e mbrojtjes automatike për vendet anëtare të Aleancës.

Në një prononcim për mediat amerikane, Trump tha se Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë aleatët vetëm nëse këta të fundit do t’i kenë përmbushur të gjitha detyrimet ndaj Washingtonit. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga zyrtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut, pasi parimi i mbrojtjes kolektive është një ndër marrëveshjet themelore të NATO-s. Ky parim nënkupton angazhimin e të gjithë shteteve të aleancës për të mbrojtur një vend anëtar i cili mund sulmohet nga një ushtri e huaj.

Më tej, kandidati i konfirmuar i Republikanëve foli edhe për situatën në rajon baltik dhe Europën Lindore, duke propozuar ndalimin e mbrojtjes ushtarake që ShBA dhe NATO i kanë ofruar vazhdimisht Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë. Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjidhin problemet e brendshme përpara se t’u japin leksioneve vendeve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.