Bota

Terroristët kërcënojnë Olimpiadën në Rio de Janeiro

Agjencia e inteligjencës e Brazilit tha se po analizon të gjitha kërcënimet kundër Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro, pasi një kanal xhihadist ka bërë thirrje për sulme kundër tyre.

“Shumë kërcënime janë hedhur poshtë dhe ato që meritojnë vëmendje po hetohen plotësisht”, tha agjencia e zbulimit.

Këtë javë, një kanal xhihadist, përmes aplikacionit të mesazheve Telegram, ka bërë thirrje për sulme kundër Olimpiadës dhe ka dhënë detaje për objektivat dhe metodat. Thuhet se përmes mesazheve është bërë thirrje të sulmohen edhe atletët perëndimorë.

Ekspertët e sigurisë thonë se Brazili nuk ka histori të aktivitetit xhihadist dhe as rrjete të vendosura terroriste, çfarë i bën të vështira sulmet komplekse në Olimpiadë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button