Home / Parlamentare / Përfundon takimi me ambasadorët, Basha “qep gojën”

Përfundon takimi me ambasadorët, Basha “qep gojën”

Ka përfunduar takimi në Kryesinë e Kuvendit mes ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, për sqarimin e detajeve të draftit të reformës në drejtësi.

Në përfundim të tij, Basha është larguar nga selia e Kryesisë në heshtje, duke mos bërë asnjë prononcim për mediat.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili u largua pak më herët, po ashtu pa dhënë një deklaratë për mediat.

Nga ana e tij, Basha shoqërohej nga deputeti Oerd Bylykbashi, njëkohësisht negociator i demokratëve në bisedimet për reformën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.