Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 15 gusht 2014

Horoskopi për datën 15 gusht 2014

horoskopiDashi

Fati do të jetë me ju sot, por edhe iniciativa nuk do t’ju mungojë aspak. Do të bëni hapa të pabesueshëm për të arritur pikërisht aty ku synoni.

Demi

Mos e lini veten të “pushtohet” nga emocionet dhe pasioni sot, sepse kjo do të jetë tepër e rrezikshme. Përcaktoni më parë se kush do të jetë destinacioni juaj final.

Binjaket

Sot mund te ndjeni nevojën për të analizuar çdo detaj, por në fund do të jeni të detyruar të merrni një vendim, gjë që do të jetë tepër e vështirë.

Gaforrja  

Do të keni mundësi të rivendosni kontaktet me një person që ka qenë larg për shumë kohë. Marrëdhënia juaj do të rifillojë edhe një herë nga e para.

Luani

Keni nevojë të bëni diçka të re për veten tuaj dhe mundësitë për të realizuar këtë do të jenë të pafundme. Edhe vetë ju do të habiteni nga shanset e mëdha.

Virgjëresha

Një konflikt interesash do të jetë i pashmangshëm sot, por në fund do të jeni në gjendje të përfitoni nga kjo situatë pa sakrifikuar asgjë.

Peshorja  

Sot do të ndiheni mjaft mirë nga vizita e një miku të vjetër ose nga një bisedë e këndshme telefonike. Do ta kuptoni se edhe kjo është diçka e magjishme. Thojeni hapur atë që mendoni dhe ndjeni.

Akrepi    

Nuk do ta keni të thjeshtë të kontrolloni as inatin dhe as një sërë ndjenjash negative që mund t’ju pushtojnë papritur. Kini kujdes të mos rrezikoni një miqësi të rëndësishme.

Shigjetari

Përpiquni të jeni objektiv me veten tuaj dhe të kuptoni se sa të aftë jeni për të bashkëpunuar me të tjerët. Ndoshta do të bënit mirë ta kaloni ditën vetëm.

Bricjapi  

Do të keni shumë dëshirë të kënaqni të tjerët, por do të ketë momente kur do të jetë më mirë që të lini ata të merren me ju. Pranoni të udhëhiqeni prej tyre.

Ujori

Nuk keni pike dëshire të ngarkoni mbi shpatullat tuaja telashe dhe të krijoni komplikime të reja. Prandaj përpiquni të kufizoni disa aktivitete jo shumë të dobishme.

Peshqit

Mos u impresiononi nga paraqitja e jashtme, por thelloni njohjen dhe studioni thelbin, sepse mund t’ju dalin disa surpriza të pakëndshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.