Home / Bota / Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi pas grushtit të shtetit

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi pas grushtit të shtetit

Rexhep Tajip Erdoan shpalli në Turqi gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj pas grushtit të dështuar të shtetit.

Nga Pallati Presidencial në Ankara, presidenti u betua të pastrojë të gjithë ata qe i quajti “viruse brenda Forcave të Armatosura turke”.

Lëvizja e tij lejon mbajtjen e zgjatur në paraburgim të gati 10.000 personave të ndaluar që prej puçit të së premtes. Mbi 600 shkolla janë mbyllur deri tani në valën e masave shpaguese të qeverisë e mijëra punonjës shtetërore janë pezulluar nga puna.

“Dua të theksoj se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ka si qëllim të vetëm marrjen e masave të nevojshme përballë kërcënimit terrorist me të cilin përballet vendi ynë. Ky vendim nuk bie ndesh aspak me demokracinë, ligjin dhe liritë themeltare”, tha Erdogan.

Personat që u vranë në përleshje në mbrojtje të shtetit, Erdogan i cilësoi si “martirë”. Gjatë trazirave humbën jetën gjithsej 246 vetë. Fjalimit të kreut të shtetit turk, ministri i Jashtëm gjerman Frank -Ëalter Steinmeier iu përgjigj duke e nxitur Ankaranë të ruajë sa sundimin e ligjit, aq edhe ndjenjën e propocionalitetit pas tentativës për përmbysje të pushtetit.

“Veprimin qeveritar duhet ta nxisë vetëm përfshirja e provuar në akte të paligjshme dhe jo dyshimet për anësi politike. Është e një rëndësie kyçe që gjendja e emergjencës të jetë vërtet e nevojshme për këtë periudhe kohe e t’i japë fund masave sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh Frank -Ëalter Steinmeier, ministër i Jashtëm, gjermani.

Erdogani më herët paralajmëroi se pas 50.000 shkarkimeve e prangosjeve, do të ketë të tjera arrestime dhe pezullime, ndërsa vazhdon gjuetia e shtrigave për personat e dyshuar si të përfshirë në puçin ushtarak.

Leave a Reply

%d bloggers like this: