Home / Sporti / Atletët rusë përjashtohen nga Lojërat Olimpike

Atletët rusë përjashtohen nga Lojërat Olimpike

Gjykata e Arbitrazhit për Sportet ka refuzuar ankesën e Rusisë për përjashtimin e atletëve të saj nga Lojërat Olimpike 2016 në Brazil nën akuzat për doping.

Kremlini tha se “shpreh keqardhje të thellë” për vendimin e së enjtes, dhe një zëdhënës shtoi se ishin duke kërkuar mundësinë e një takimi midis presidentit Putin dhe atletëve rusë.

Ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko tha se nuk ka “asnjë bazë ligjore” për këtë vendim.

Agjencia ndërkombëtare Anti-Doping ka lëshuar së fundmi një raport ku thuhet se dopingu ishte i përhapur mes atletëve rusë në Olimpiadën Dimërore 2014 në Soçi.

Deri tani, vetëm atletët rusë janë ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Verore të Brazilit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: