Amerika

Clinton zgjedh zëvendësin; është një ‘centrist’

Hillary Clinton ka përzgjedhur zëvendësin e saj. Ai është Tim Kaine, një senator i qendrës nga Virxhinia.

Clinton njoftoi përzgjedhjen e saj përmes një postimi në Tëitter dhe pritet që prezantimin formal para mediave ta bëjë pasditen e së shtunës.

Clinton refuzoi disa emra me prirje më të majta. Një i tillë ishte edhe rivali i saj në garën brenda demokratëve, Bernie Sanders. Në vend të kësaj, kandidatja për Shtëpinë e Bardhë përzgjodhi një figurë më të balancuar mes të majtës dhe të djathtës dhe një mbrojtës e mbështetës i fortë i tregtisë së lirë.

Veç kësaj, Tim Kaine është një emër i njohur për komunitetin hispanik dhe flet rrjedhëm gjuhën spanjolle. Përvoja dhe maturia që ka në politikë kanë bërë që mediat dhe analistët ta konsiderojnë një zgjedhjen e Clinton “të zgjuar dhe të sigurtë”. Kaine personalisht kundërshton abortin, por mbështet të drejtën për të abortuar.

Kaine ishte mes pak kandidaturave të përzgjedhura nga Barack Obama në vitin 2008 për të qenë zëvendësi i tij dhe ka shërbyer si Guvernator i Virxhinias para se të bëhej senator i këtij shteti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button