Bota

Makina e vogël e Papës habit koreano-jugorët (Video)

makina-e-vog-euml-l-e-pap-euml-s-habit-koreano-jugor-euml-t-video_hdZgjedhja e një makine të vogël e Papës me të cilën do shëtisë Korenë e Jugut ka habitur shumë njerëz në këtë vend me një vetëdije të dhimbshme, ku njerëzit e famshëm kalojnë rrugës me makina të shtrenjta dhe luksoze.

Pas mbërritjes në vend ditën e enjte, Papa u largua nga aeroporti me një makinë kompakte të zezë, tip “Kia Soul”, të cilën shumë koreano-jugorë do ta konsideronin shumë modeste për një figurë kaq të fuqishme në rang botëror.

Në një dalje të drejtpërdrejtë në televizion, Papa u zgjat nga ulësja e pasme e makinës, hapi xhamin dhe përshëndeti me dorë.

E shoqëruar nga disa makina më të mëdha të zeza, makina kompakte e Papës hyri në qytetin e Seulit.

Sjellja e përulur e Papës ka gjetur një mbështetje të gjerë në Korenë e Jugut, një vend shumë konkurrues kur bëhet fjalë për statusin dhe pasurinë.

Një koreano-jugor bëri një postim në Twitter “Papa erdhi me një ‘Soul’, pasi është plot shpirt”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button