Bota

Përmbytjet në Kinë, dhjetëra të vrarë e qindra mijëra të evakuuar

Përmbytjet në veri dhe në qendër të Kinës u kanë marrë jetën të paktën 87 personave, ndërkohë që shumë të tjerë konsiderohen të humbur.

Lajmin e kanë komunikuar autoritetet lokale, të cilat kanë shtuar se disa qindra mijëra të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Provincat Hebei dhe Henan kanë qenë më të goditurat nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës.

Rreth 50 mijë shtëpi janë shembur në Hebei, ku 72 persona humbën jetën dhe 18 mijë shtëpi të tjera pësuan dëme të mëdha në Henan, kanë saktësuar autoritetet.

Sipas tyre, rreth 300 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë vetëm në Henan, ndërkohë që janë verifikuar edhe probleme sa i takon furnizimit me energji, telekomunikacionit dhe rrjeteve të transportit.

Autoritetet kanë deklaruar se shumë shpejt do të sigurojnë fonde për zonat në fjalë, ku miliona njerëz janë në nevojë. Por banorët kanë fajësuar pushtetin lokal se dështoi t’i paralajmëronte në kohë për rrezikun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button