Amerika

Florida, të shtëna në klubin e natës. Dy të vdekur, 17 të plagosur

Të paktën dy persona kanë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një klub nate në Fort Myers të Floridës perëndimore. Incidenti besohet të ketë ndodhur gjatë një nate festive mes adoleshentësh, ndërkohë që disa prej të pranishmëve ishin jo më shumë se 13 vjeç.

Të shtënat janë dëgjuar në klubin e natës “Club Blu” gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, sipas Jim Mulligan nga zyra e sherifave të kantonit Lee. Ai bëri të ditur se dy persona kanë vdekur dhe të paktën 17 të tjerë janë plagosur.

Vendi i ngjarjes është përshkruar si një “shtëpi të çmendurish”, ndërsa ka pasur raportime për të shtëna me armë zjarri kur njerëzit po dilnin nga klubi i natës, sipas një televizioni lokal.

Një tjetër dëshmitar thotë se kishte dëgjuar rreth 30 të shtëna dhe se, beson që ato të kenë ardhur nga disa armë. Një postim në rrjetin social “Twitter” tregon se, në klubin e natës po organizohej një festë, ku për të hyrë nuk ishte e nevojshme të paraqisje ndonjë dokument identifikimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button