Home / Parlamentare / Leskaj: Vijon puna për shqyrtimin e 7 projektligjeve për reformën në drejtësi

Leskaj: Vijon puna për shqyrtimin e 7 projektligjeve për reformën në drejtësi

Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet e seancës së fundit për sesionin e gjashtë parlamentar të Legjislaturës së VIII-të.

Seanca plenare e së hënës ka në rendin e ditës 8 pika, midis të cilave dy marrëveshje konçesionare, ndryshime në kodin penal dhe ligji për rivlerësimin e pasurisë.

Drejtuesja e seancës plenare të Kuvendit, Valentina Leskaj në nisje të punimeve të seancës njoftoi se Komisioni parlamentar po vijon punën për 7 projektligjet që janë ligjet bazë dhe që e bëjnë të zbatueshëm projektin kushtetues, të votuar me unanimitet në parlament.

Ne kete pakete përfshihet pr/ligji “Për Gjykatën Kushtetuese”, ai “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, pr/ligji “Per organizimin e gjyqësorit”; ai “Për organizimin e prokurorisë”; “Për organet e qeverisjes së sistemit te drejtësisë”, pr/ligji Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor”; pr/ligji “Per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve” dhe ai “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

E hëna, e shpallur ditë pushimi për administratën me vendim qeverie, do të shënojë edhe seancën e fundit të sesionit të 6 të Kuvendit të Shqipërisë, legjislatura e tetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.