ParlamentarePolitika

Paloka: Opozita do të votojë çdo pr/ligj në interes të qytetarëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehu angazhimin e opozitës për të miratuar çdo projektligj apo akt në interes të qytetarëve shqiptarë.

Duke reaguar ndaj qëndrimeve të maxhorancës në seancën e sotme plenare, e cila përmes deputetëve Lutaj e Bushati vlerësoi vendimin e opozitës për bashkimin e votave me maxhorancën për miratimine refomës, në drejtësi, Paloka tha se ky ishte akti i fundit në vargun e gjatë të qëndrimeve konstruktive të opozitës, ndryshe nga si vepronte rilindja kur ishte në opozitë.

“Opozita ka votuar gjithnjë çdo p/ligj, çdo akt në interes të qytetarëve. Ky ishte qendrimi i fundit në këtë varg, ndryshe nga rilindja në opozitë që nuk votonte asnjë akt, apo ligj, apo reformë edhe kur ishte shume e qartë apo vihej nën presionin e ndërkombëtarëve, edhe kur ishte kërkesa për tre ligjet e famshme që nuk i votuat me justifikime absurde, si ai i qarkut të Fierit”, iu përgjigj Paloka qëndrimeve të maxhorancës.

Paloka i kërkoi maxhorancës të mbajë premtimet e bëra për zgjidhjen e problematikave me të cilat po përballen qytetarët sot.

“Ju sot keni detyrimin që pas votimit të reformës të mbani fjalën e premtimet që ju keni dhënë qytetarëve se çdo problem i tyre do të zgjidhet”, theksoi Paloka.

Sipas tij, kjo propagande e Ramës u bë për të hequr vëmendjen nga interesat e qytetarëve duke e fokusuar atë te reforma. Tani reforma u miratua. Uroj që shpejt tu tregoni qytetarëve që nuk i keni mashtruar. Tregoni se i keni patur seriozisht ato që keni thënë”, deklaroi Paloka, ndërsa shtoi se opozita gjithnjë do të miratojë çdo ligj në interes të qytetarëve shqiptarë.

Pas reagimit të Palokës, fjalën e mori drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj e cila solli në vëmendje se maxhoranca e sotme edhe kur ishte në opozitë, gjithnjë ka bashkuar votat për miratimin e akteve ligjore që u shërbenin qytetarëve.

“Nuk është e vërtet që si kemi miratuar nismat ligjore në interes të qytetarëve. Tre ligjet për statusin kandidat i kemi miratuar,  Kodin Elektoral, por edhe Kushtetutën e kemi ndryshuar bashkë”, tha Leskaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button