Kosova

BpB dhe Berzh nënshkruajnë kontratë 1 milion euro

BPB i është bashkuar prej sot programit të financimit për energji efiçiente nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas marrëveshjes së nënshkruar sot në Prishtinë nga drejtori ekzekutiv i BPB-së dhe  presidenti i BERZH-it, BPB ja do të marrë një linjë kredie nga BERZH me vlerë 1 milion euro për huadhënie ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ekonomive familjare për investime në energjinë efiçiente dhe energji të ripërtëritshme.

Linja e kreditit është dhënë në kuadër të kornizës së BERZH-it, të projekteve të energjisë së Qëndrueshme në Kosovë.

Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, tha se “investimet në energjinë e gjelbër janë të rëndësishme për BERZH-in, i cili e shikon luftën kundër ndryshimeve klimatike globale si një nga prioritetet e tij strategjike dhe është udhëheqës mes institucioneve shumëpalëshe në angazhimin e bankave private në financimin e energjisë së qëndrueshme”.

Ai tha se është krenar që prej sot kanë partner të ri BPB-në. “Kjo bankë mund të jetë mjaft inovative dhe kjo është një nga arsyet pse BERZH ka dashur  të nënshkruajmë këtë marrëveshje kredie në vlerë prej 1 milion euro”, u shpreh Chakrabarti.

Drejtori ekzekutiv i BPB-së, Arton Celina, tha se “partneriteti për financimin e energjisë efiçiente është një shembull se si duhet t’i qasemi zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për klientët që kanë në fokus kursimin e energjisë, e që, sipas tij, konsiderohet një nga temat kryesore në diskutimet globale”.

Celina ka folur edhe për përformancën e shkëlqyeshme të bankës që ai udhëheq, e cila ka shenja stabiliteti në krahasim me atë çka kanë parë në tregun financiar në Evropë dhe në Botë.

BPB është një nga dy bankat në Kosovë nën pronësi shumice të investitorëve vendas. BERZH-i, i cili gjithashtu zotëron 10 për qind të kësaj banke që nga viti 2011, ka bashkëpunuar me BPB edhe në të kaluarën, duke përfshirë biznesin e dokumentuar dhe kreditimin e biznesit të vogël.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button