Home / Kosova / Veseli telegram ngushëllimi homologut Lammert dhe familjeve të viktimave në Mynih

Veseli telegram ngushëllimi homologut Lammert dhe familjeve të viktimave në Mynih

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i dërgoi telegram ngushëllimi kryetarit të Bundestagut gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert dhe familjeve të bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në sulmin e tmerrshëm në Mynih.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar homologut Lammert, kryeparlamentari Veseli shprehet se ai dhe qytetarët e Kosovës bashkëndiejnë dhimbjen me institucionet, qytetarët gjermanë dhe familjet e viktimave.

Kryetari Veseli i ka dërguar telegrame të veçanta ngushëllimi edhe familjeve Zabërgja, Segashi dhe Sulaj, për humbjen e më të dashurve të tyre.

“Në këtë ditë të rëndë pikëllimi e dhimbjeje, për Familjen dhe të dashurit tuaj, më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Leave a Reply

%d bloggers like this: