roze

Me flokë të verdha e mjekër të kuqe, ndryshimi drastik i Messit

Lionel Messi ka pësuar një ndryshim drastik gjatë kësaj vere, nuk është më ai djali i thjeshtë.

Para përfundimit të sezonin futbollistik të gjithë kanë vënë re tatuazhet e shtuara te ylli argjentinas. Gjatë kampionatit Amerikan të futbollit Messi kishte rritur mjekrën e tashmë 29-vjeçari ndryshon edhe ngjyrën e flokëve.

Në një foto të postuar në “Instagram”, Messi paraqitet me një “look” krejtësisht të ri. Por kanë mjaftuar vetëm pak minuta pas publikimit të fotos dhe kanë ardhur menjëherë reagimet dhe ironitë e shumta. Komentuesit shkruajnë se ylli argjentinas është inspiruar nga paraqitjet e Nasri e Ramsey, duke publikuar edhe fotot të këtyre futbollistëve me flokë të verdha.

Aktualisht, Messi është ende me pushime. Pak ditë më parë ai ishte së bashku me bashkëshorten e tij në Ibiza të Spanjës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button