Home / Bota / Amerika / Presidencialet në SHBA, Trump kryeson për herë të parë ndaj Clintonit

Presidencialet në SHBA, Trump kryeson për herë të parë ndaj Clintonit

Në kohën kur Hillary Clinton pret zyrtarimin e nominimit si kandidate e demokratëve në Presidencialet e nëntorit, sondazhet përmbysen e nxjerrin në krye rivalin e saj republikan, Donald Trump. Sot, 44% e amerikanëve do të votonin për miliarderin njujorkez dhe 39% për Clintonin, thotë CNN.

Ky është rezultati më pozitiv në anketime për Trumpin që prej shtatorit të vitit 2015. Rritja e mbështetjes ndaj tij i detyrohet të lëkundurve, 43% e të cilëve shprehen se, pas Konventës republikane janë më “pro” manjatit, ndërsa 41% të tjerë ende nuk binden.

Përpara Kuvendit republikan, të lëkundurit shënonin 34% për Clintonin dhe 31% për Trumpin. Përkrahja për Clintonin tani, te kjo kategori, ka shkuar në 28%.

Sondazhi reflekton gjithashtu një thellim të hendekut arsimor mes të bardhëve, që ka qenë i ndjeshëm përgjatë të gjithë fushatës. Te votuesit e bardhë me shkollë të lartë, Clinton ka fituar terren krahasuar me rezultatet e përpara konventës.

Trump nga ana tjetër ka zgjeruar preferencat te të bardhët pa diplomë, te të cilët shfaqet më bindës për sa i takon ekonomisë dhe çështjes së terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.