Ekonomia

Gazi, Baku hedh sytë nga Shqipëria

Azerbajxhani po negocion me institucionet ndërkombëtare financiare për të marrë hua 5 miliardë dollarë për të mbuluar kostot e ndërtimit të Korridorit Jugor të Gazit.

Në një intervistë për Financial Times ( FT) ministri i Financave azere Samir Sharifov tha se bisedimet janë duke u zhvilluar me bankën Botërore, BERZH-in dhe Asian Development Bank.

“Përveç vendeve pjesëmarrëse në projektin SGC, Socar është duke i hedhur sytë për të eksportuar gaz edhe në Shqipëri dhe Rumani. Kompania shtetërore ka nënshkruar një marrëveshje (MoU) me Shqipërinë për eksportin e gazit edhe përmes interkonjeksionit Greqi – Bullgari, ndërsa me Rumaninë marrëveshja është nënshkruar në 19 korrik.

Këto dokumente sigurojnë bashkëpunimin mes kompanive në fushën e e transportit të gazit, duke përdorur kapacitetet e Rumanisë. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes u nënvizua se si në rastin e Rumanisë, ashtu edhe të Shqipërisë do të shtrihet në fusha si furnizimi, transportimi, marketimi dhe shitjet”, tha zyrtari azer.

Aktualisht kostoja e Korridorit Jugor të gazit përfshirë edhe punimet në fushën e Shah Deniz 2 vlerësohet në 40 miliardë dollarë, përfshirë këtu 9.3 miliardë dollarë për ndërtimin e TANAP(Trans Anatolian), 6 miluardë dollarë të Trans Adriatic Pipeline (TAP). Rreth 23.8 miliardë dollarë do të kërkohen për ndërtimin e Shah Deniz 2 si dhe për zgjerimin e linjës së Kaukazit Jugor.

Përmes Korridorit Jugor do të transportohen 6 miliardë m3/vit në Turqi dhe 10 miluardë m3/vit në BE, deri në vitin 2020 kjo sasi do të arrijë në 31mld m³/vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button