Politika

Kodi IMEI, PD fajëson komisionerin Dervishi për qëndrimin e Çabejt

gazmend-bardhi1-320x213Ish-komisionerja

“Ju bëjmë me dije që në tërësi shprehemi dakord me projektvendimin “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrin e numrave ‘IMEI’ të aparateve celularë”, thuhet në shkresën e ish-kryekomisioneres

Ish-kryekomisionerja për të dhënat personale, pro vendimit të qeverisë për regjistrimin e celularëve

Partia Demokratike prej ditësh u bën thirrje qytetarëve për të refuzuar regjistrimin e numrit IMEI të aparateve të tyre celulare, duke akuzuar së fundmi edhe komisionerin e ri të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, për qëndrimin e mbajtur ndaj vendimit të qeverisë për regjistrimin e IMEI. Por në favor të ngritjes së bazës së të dhënave IMEI është shprehur edhe ish-komisionerja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej, që është zgjedhur nga demokratët gjatë qeverisjes së mëparshme,, e cila në një korrespondencë me zëvendësministrin e Financave, Ervin Mete, është shprehur dakord me propozimin e Ministrisë së Financave lidhur me këtë regjistrim. Në korrespondencën që ajo ka zhvilluar me zëvendësministrin Mete, në datë 3 dhe 9 qershor, Çabej është shprehur dakord me projektvendimin e ministrisë për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celularë. “Në përgjigje të shkresës tuaj nr.4140 prot. datë 03.06.2014 “Kërkohet mendim për një projektvendim”, ju bëjmë me dije që në tërësi shprehemi dakord me projektvendimin “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrin e numrave ‘IMEI’ të aparateve celularë, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”, shkruan ish-komisionerja Flora Çabej në përgjigjen e saj ndaj kërkesës së zëvendësministrit Mete. Por, pavarësisht kësaj, Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, akuzoi dje komisionerin e ri të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, për qëndrimin e mbajtur ndaj vendimit të qeverisë për regjistrimin e IMEI, i cili është në unison me qëndrimin e mbajtur nga komisionerja e mëparshme, Çabej. “Është bërë objekt barsoletash së fundmi, edhe komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne nuk ndërhyjmë thotë ai, po nëse dikujt, të dhënat personale do t’i keqpërdoren, atëherë ne do të reagojmë. Pra sipas besnikut të qeverisë, dhe jo besnikut të të dhënave personale, pasi t’i jetë shkatërruar jeta dikujt, atëherë ai do të ndërhyjë”, tha Bardhi, duke u bërë edhe një herë thirrje qytetarëve të mos dorëzojnë kodin IMEI, sepse, siç tha ai, privatësia është e shenjtë dhe e garantuar me ligj.

“35 ditë heshtje”

PD: Rama inkriminoi partinë e tij, administratën dhe Parlamentin

Partia Demokratike ka kërkuar edhe gjatë ditës së djeshme reagimin e Kryeministrit Edi Rama, mbi incidentin në korridoret e Kuvendit të ndodhur më shumë se një muaj më parë. Deputeti demokrat, Sherefedin Shehu, në një dalje për mediat deklaroi se, Kryeministri ka 35 ditë që hesht, edhe pse u pa qartazi se ai nuk ishte një spektator, por organizator, porositës i dhunës. “Akti i rëndë i goditjes në Parlament dhe i kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, do të kishte bërë çdo Kryeministër normal, të një vendi normal, të reagonte, të mbante një qëndrim. Por Edi Rama ka 35 ditë që hesht, edhe pse u pa qartazi se ai nuk ishte një spektator, por organizator, porositës i dhunës. Pas kësaj ngjarjeje të paprecedentë që solli tension politik dhe detyroi Partinë Demokratike të ndërpresë marrëdhëniet me Kuvendin, dolën në dritë fakte rrëqethëse për inkriminimin që Edi Rama i ka bërë Kuvendit”, tha Shehu. Sipas tij, çdo Kryeministër normal do të kishte mbajtur një qëndrim, kur provohet me dokumente zyrtare se deputeti i partisë së tij është dënuar më parë për trafik prostitucioni e rrëmbim personi. “Por Edi Rama hesht, edhe pse dihet botërisht se deputeti me precedent penal është sot në Parlament, me firmën e vulën e tij, dhe se ishte pikërisht Kryeministri që dëboi dhunshëm nga lista dy kandidate femra, vetëm e vetëm për t’i hapur rrugën Arben Ndokës. Heshtja e Ramës, po e ndihmon atë të hyjë në histori si Kryeministri që inkriminoi partinë e tij, inkriminoi administratën, inkriminoi Parlamentin”, përfundoi deklaratën e tij deputeti demokrat, Sherefedin Shehu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button