roze

Lidhjet në të shkuarën e bëjnë të qajë Aniston

Për vite me radhë Jennifer Aniston është përfolur në median rozë për lidhjet e ndarjet me personazhe të famshëm dhe për barrierat që ka qënë e detyruar të kalojë.

E ftuar në festivalin e filmit “Giffoni” në Itali, Aniston pati mundësinë t’u përgjigjej disa pyetjeve të fansave duke e bërë aktoren të rikujtojë hijet e së shkuarës dhe lëndimet që ka kaluar në marrëdhëniet e saj me meshkujt.

Për të përmbledhur shkurt përgjigjet e të gjithë pyetjeve ajo me lot në sy është shprehur kështu: “Kam kaluar qindra ditë ku jam zgjuar në mëngjes duke mos e njohur veten time. Kam pyetur veten nëse jam mjaftueshëm për një mashkull, çfarë gabimesh kam bërë, përse po e përjetoj këtë gjendje pafundësisht?! Unë jam njeri i zakonshëm si të gjithë ju dhe ju lutem më besoni kur them se koha shëron çdo dhimbje. Mund t’ju duket një pafundësi por koha shëron çdo shenjë. Kini besim tek vetja juaj dhe mos u tregoni të ashpër me veten. Në fund të ditës gjithçka do të shkojë mirë”

Aktorja 47-vjeçare ka marrë goditjen e parë pas ndarjes me Brad Pitt pas 5 vitesh martesë në vitin 2005. Më pas ajo pati një lidhje të shkurtër më njërin nga aktoret e kastit “Friends”. Pas disa lidhjesh me figura të njohura si Vince Vaughn, Paul Sculfor,John Mayer, Tate Donovan u përball përsëri me ndarjen nga Justin Theroux vitin e kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button