Politika

Vetingu, Hysi i përgjigjet PD: Shqyrtimi nisi nga 6 korriku

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi thotë se ligji për Vettingun ka nisur të shqyrtohet që prej muajit qershor dhe se ai është shqyrtuar në parim dhe është diskutuar nen për nen.

Ajo i jep përgjigje kështu pretendimeve të opozitës se nuk është njohur me draftin, të cilin e ka marrë dy net më parë (26 korrik). Me anë të një reagimi, Hysi sqaron procedurat e ndjekura.

Reagimi:

Projektligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve e kemi filluar ta shqyrtojmë prej datës 6 korrik 2016.

Për ata që duan të njohin të vërtetën për paketën ligjore të reformës në drejtësi: projektligjet e paketës së reformës në drejtësi janë prezantuar në komision më datë 20 qershor 2016: shqyrtimi në parim, relatimi dhe pyetjet, diskutimi nen për nen është kryer gjatë periudhës 22 qershor deri 15 korrik 2016.

Miratimi në tërësi u la për të reflektuar përfundimet e dialogut politik në Kushtetutë. Kush nuk e beson këtë le të lexojë procesverbalet e mbledhjes në internet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button