roze

Orlando nuk i ndahet Katy

Katy Perry ishte e ftuara speciale në mbrëmjen kulminante të Konventës së Demokratëve, ku u kërkoi amerikanëve që të mbështesin Hillary Clinton dhe jo Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Por duke lënë menjanë politikën, mediave rozë u interesoi më shumë mashkulli në krah të saj, Orlando Bloom.

Aktori britanik u kujdes që të mos humbte asnjë moment nga performanca e të dashurës së tij, me të cilën ka disa javë që shoqërohet.

Por pas nuk ka mbetur as ish-bashkëshortja e Bloom. Modelja Miranda Kerr “zyrtarizoi” në rrjetet sociale lidhjen me themeluesin e Snapchat duke publikuar unazën e marrë prej tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button