Home / Bota / BE-ja miraton dërgimin e armëve kurdëve në Irak

BE-ja miraton dërgimin e armëve kurdëve në Irak

 Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian ka mirëpritur vendimin e disa shteteve që t’u dërgojnë armë kurdëve të Irakut, të cilët po luftojnë kundër xhihadistëve të ISIS-it, thuhet në konkluzionet për Irakun gjatë takimit në Bruksel.

irak

”Përgjigjja për kërkesat e kurdëve do të bëhet në përputhje me ligjet dhe kapacitetet kombëtare të shteteve anëtare dhe me pëlqimin e autoriteteve kombëtare në Irak”, thuhej në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të unionit. ”BE-ja do të marrë në konsideratë mënyrën për të parandaluar Shtetin Islamik (ISIS) që të përfitojë nëpërmjet shitjes së naftës dhe dënon mbështetësit financiare të ISIS-it, që shkelin rezolutat e OKB-së”, theksohet në të.

Leave a Reply

%d bloggers like this: