Home / Bota / Amerika / Paratë, sfida e radhës mes Clinton e Trump

Paratë, sfida e radhës mes Clinton e Trump

Një detyrë e rëndësishme për kandidatët Clinton dhe Trump është të bindin donatorët për të kontribuar në financimin e fushatave të tyre.

“Fondet janë të rëndësishme për financimin e operacioneve në terren”, tha për Zërin e Amerikës strategia demokrate Penny Lee. Fushatat kanë nevojë për “personel me pagesë në shtete të ndryshme për të qenë në gjendje të organizohen”, madje më shumë sesa nevoja për të paguar reklamat politike. “Media e lirë në fushatën presidenciale është shumë më e lehtë se sa në fushatat për Kongres.”

Të dhënat e fundit nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve tregojnë se fushata e zonjës Clinton e nisi muajin korrik me 44 milionë dollarë fonde të mbledhura, krahasuar me 20 milionë dollarë që ka arritur të grumbullojë fushata e zotit Trump. Zonja Clinton gjithashtu ka shpenzuar më shumë se zoti Trump në ciklin zgjedhor deri më tani. Ajo shpenzoi 230 milionë dollarë kundrejt 71 milionë dollarëve që shpenzoi Trump.

Por duke marrë parasysh përvojën në zgjedhjet e kaluara, ky është vetëm fillimi i shpenzimeve. Në zgjedhjet e vitit 2012, fushata e presidentit Barack Obama shpenzoi 775 milionë dollarë, ndërsa rivali i tij republikan, Mitt Romney, shpenzoi 460 milionë dollarë. Partia Republikane, Partia Demokrate dhe grupet e jashtme shpenzuan disa qindra milion dollarë të tjera në fushatën e fundit presidenciale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: