Bota

Rusia mohon ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë

Shërbimi rus i sigurimit, FSB mohoi shkeljen e territorit ukrainas nga ana e autokolonave ushtarake ruse, por konfirmon se njësitë e lëvizshme ushtarake të Rojave Kufitare janë vendosur në afërsi të kufirit me Ukrainën për të mbrojtur popullsinë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Ria Novosti.

ukraine

Një zëdhënës i FSB-së theksoi se ”njësitë e lëvizshme ushtarake të Rojës Kufitare po veprojnë në mënyrë rigoroze në territorin rus”. Zëdhënësi shpjegoi gjithashtu se banorët e zonave kufitare kërcënohen nga numri në rritje i ushtarakëve ukrainas. ”Rojat Kufitare po veprojnë ekskluzivisht në territorin rus,” tha zëdhënësi. ”Në këtë aspekt, njoftimet sipas të cilave një grup ushtarësh rusë kanë kaluar kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës janë krejtësisht të
rreme”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button