Home / Bota / Amerika / SHBA: Policia thotë se Brown ishte i dyshuar për grabitje

SHBA: Policia thotë se Brown ishte i dyshuar për grabitje

Autoritetet në shtetin Misuri thonë se i riu afrikano-amerikan i paarmatosur, vrasja e të cilit nga një polic shkaktoi protesta, ishte person i dyshuar për grabitje.

broun

Shefi i policisë i qytetit të Ferguson, Thomas Jackson, publikoi të premten raportet e policisë duke përfshirë edhe një video që tregonte se 18-vjeçari Michael Brown ishte i përfshirë në një konfrontim me shitësin e një dyqani më 9 gusht. Ai tha se Brown doli nga dyqani me një kuti me puro. Ai u qëllua më pas nga policia.

Shefi i policisë identifikoi policin që shtiu ndaj viktimës si Darren Wilson, dhe tha se polici në fjalë kishte gjashtë vjet në forcën policore dhe nuk kishte marrë ndonjëherë ndëshkim disiplinor. Departamenti i policisë e ka vënë Darren Wilsonin në leje administrative, pas ngjarjes së 9 gushtit.

Incidenti ka ndezur dhunë në Ferguson dhe është bërë shkak për demonstrime nga mijëra njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.