Home / Kronika / Panariti: Tregjet dhe thertoret nuk hapen

Panariti: Tregjet dhe thertoret nuk hapen

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, doli në një konferencë për shtyp për të theksuar se është i vendosur “për zbatimin e masave që pengojnë lëvizjen e kafshëve nga fermat në thertore e tregje”, në mënyrë që të ndalohet përhapja e sëmundjes dermatoza nodulare.

“Falë këtyre masave kemi penguar përhapjen e infeksionit të rrezikshëm. Do i respektoj këto masa dhe do të dekurajoj ato zëra të medias dhe politikës që kërkojnë rishikimin e masave. Nëse këto masa nuk zbatohen, Shqipëria do të kthehet në vatër masive infeksione, siç ka ndodhur në vendet fqinje”, theksoi Panariti.

“Kërkova mirëkuptimin e atyre që janë të prekur nga masat dhe i garantova që do të jenë të përkohshme. Sapo të kemi mbuluar me vaksina gjedhin në të gjithë Shqipërinë, do i heqim masat dhe do të hapim tregjet e thertoret. Por, në këtë moment kjo do të ishte vrastare”, shtoi ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.