Home / Bota / Amerika / Trump: Clinton është Djalli!

Trump: Clinton është Djalli!

Kandidati republikan Donald Trump tha se Hillary Clinton është vetë Djalli, ndërsa miliaderi vazhdon të sulmohet edhe nga brenda partisë së tij. Gjatë një mitingu në Pensilvani, Trump sulmoi edhe Bernie Sandersin, duke e akuzuar se kapitulloi para ish-Zonjës së Parë.

“Ai bëri një pakt me Djallin, sepse ajo është Djalli”, deklaroi Trump. Miliaderi njujorkez ditët e fundit është kritikuar ashpër nga të dyja kampet pas debatit që pati me familjen e një ushtari të vrarë. Analistët mendojnë se është logjike që Trump kërkon të tërheqë vëmendjen dhe të lërë në harresë incidentin që duket se po i kushton shumë.

Trump ofendoi nënën myslimane të një ushtari të vrarë, duke thënë se asaj mbase nuk i lejohej të fliste, por kjo solli një reagim të ashpër ndaj kandidatit republikan. Emra nga më të njohurit në të dyja anët e spektrit politik shfrytëzuan gafën e radhës së Trump dhe e sulmuan verbalisht në çdo mënyrë, sulme që dolën në një përfundim të qartë: Trump nuk është i përshtatshëm për president dhe nuk duhet të jetë president.

Për këtë arsye, biznesmeni po përpiqet të hapë tema të reja debati për të lënë pas shpine ditët e fundit negative, të cilat padyshim që i kanë kushtuar vota. Më herët, ai kishte thënë për Sandersin se kur hoqi dorë nga gara bëri një pakt me Djallin, por pa specifikuuar qartë se Djalli ishte Hillari Clinton, siç bëri në fjalimin e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.