Amerika

Virusi Zika, paralajmërim udhëtimi në Florida

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve publikoi një paralajmërim të paprecedent udhëtimi duke këshilluar gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre që të mos shkojnë në një komunitet të vogël në veri të qendrës së Majamit, ku virusi Zika është aktiv.

Kjo është hera e parë që ky organizëm paralajmëron njerëzit që të mos shkojnë në një lagje amerikane për shkak të kësaj sëmundje infektuese. Paralajmërimi u bë pasi 10 persona të tjerë në Florida u diagnostikuan me virusin Zika pasi u pickuan nga mushkonjat lokale, duke e çuar totalin në 14.

Rastet e reja u zbuluan pas vizitave derë më derë për të paktën 200 njerëz në shtëpitë dhe bizneset e tyre. Autoritetet thanë se në zonë në fjalë në Majami ekziston rreziku i infektimi të mëtejshëm dhe prandaj janë paralajmëruar gratë shtatzëna që të mos shkojnë atje, ndërsa to që kanë shkuar të bëjnë menjëherë analizat.

Sipas zyrtarë amerikanë, virusi Zika duhet të ketë ardhur në këtë komunitet nga një amerikan që është kthyer nga Amerika Latine me të dhe më pas mushkonjat e zonës e kanë marrë nga ai apo ajo dhe e kanë transmetuar tek njerëz të tjerë.

Autoritetet lokale thanë se i kanë kërkuar Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve që të dërgojë ekipet e saj të emergjencës në zonë për të luftuar virusin Zika.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button