roze

Kesha tërheq padinë ndaj Dr Luke

Kjo është një nga ato historitë e dashurisë që përfundojnë në urrejtje mes muzikantëve dhe mentorëve të tyre. Këngëtarja amerikane Kesha ka tërhequr padinë e saj në Gjykatën e Kalifornisë ndaj producentit muzikor Dr Luke, por ka thënë se do e vijojë betejën gjyqësore ndaj tij në Nju Jork.

Kesha e ka akuzuar producentin e mirënjohur për abuzim seksual dhe emocional. Dokumentet e gjykatës tregojnë se Kesha, emri i plotë i të cilës është Kesha Rose Sebert, e ka akuzuar Dr Luke se ai e ka droguar e më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Në kundërpërgjigje, Dr Luke thotë se akuzat janë gënjeshtra të bëra me dashakeqësi dhe me qëllime shpifjeje. Ai thotë se Kesha kërkon t’i prishë reputacionin dhe se do të ndërpresë kontratën.

Ndërsa 29-vjeçarja thotë se kohët e fundit ka marrë kërcënime prej tij se do t’i dëmtojë karrierën muzikore. Kesha nuk mundet të publikojë asnjë këngë për aq kohë sa ka kontratë të firmosur me “Kemosabe Records”, që është nën varësinë e “Sony Music”. Kërkesa e saj për shkëputje u refuzua në muajin prill.

Kjo është hera e parë që Dr Luke futet në një vorbull të tillë akuzash. Producenti ka punuar me emra të mëdhenj të botës së muzikës si Katy Perry, Miley Cyrus, One Direction dhe Maroon 5, por asnjëherë nuk ka patur probleme me drejtësinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button