Home / Bota / Një milion persona në shenjtërimin nga papa Françesku të themeluesit të kishës koreane

Një milion persona në shenjtërimin nga papa Françesku të themeluesit të kishës koreane

aaa501Të paktën një milion persona morën pjesë sot në mëngjes në meshën ku papa Françesku shenjtëroi themeluesin e kishës koreane, Paul Yun Ji-Chung dhe të 124 martirëve të tjerë të kësaj kishe. Në ditën e tretë të udhëtimit në Korenë e Jugut, përballë portsë simbol të Gwanghwamunit, hyrja e rikonstruktuar e pallatit antik perandorak, papa Françesku theksoi se “jetojmë në një shoqëri ku, pranë pasurive të pamata, rritet në mënyrë të heshtur varfëria më e skajshme”. ”Ku britma e të varfërve dëgjohet shumë rrallë dhe ku Zoti vazhdon të kërkojë që këtyre motrave dhe vëllezërve t’u jepet ndihmë”. Kur papa Françesku shqiptoi formulën e shenjtërimit të Paul Yun Ji-Chung dhe të 124 martirëve të tjerë, turma njëmilionëshe shpërtheu në duartrokitje të gjata. Paul Yun Ji-Chung nuk ishte misionar i huaj, por një laik koreanojugor, i cili së bashku me të tjerë zbuloi kristianizmin falë libranve të misionarit jezuit, Matteo Ricci, të sjellë nga Kina. Një histori origjinale që e bën unike kishën koreane në të gjithë botën

Leave a Reply

%d bloggers like this: