Home / Bota / SHBA: Rusia t’i japë fund provokimeve në Ukrainë

SHBA: Rusia t’i japë fund provokimeve në Ukrainë

Shtepia-e-Bardhe2 Uashingtoni i ka kërkuar Moskës të ndalë ato që ai i konsideron “provokime” në Ukrainë. SHBA-ja ka denoncuar rritjen e aktiviteteve ruse për të destabilizuar Ukrainën, aktivitete që sipas Uashingtonit janë “tejet të rrezikshme dhe provokuese”. Caitlin Hayden, zëdhënësja për Sigurinë Kombëtare e presidentit amerikan, Barack Obama, ka përsëritur në një deklaratë “protestën amerikane për inkursionet ruse dhe forcat proruse në Ukrainë”. “Rusia nuk ka të drejtë të dërgojë automjete në Ukrainë, njerëz apo materiale të çdo lloji, nën çfarëdo lloj preteksti, pa autorizimin e qeverisë ukrainase”, shtoi Hayden. ”Nëse presidenti Putin do që t’i japë fund konfliktit, siç është zotuar për të bërë, mund të fillojë duke ndalur bombardimet e artilerisë ruse në Ukrainë, të ndalojë dërgesat e armëve, mbështetjen e saj për separatistët dhe financimin e tyre”, theksoi ajo

Leave a Reply

%d bloggers like this: