PolitikaPresidenciale

Zgjedhjet në Peshkopi, Presidenca: Vendimi është marrë sipas ligjit

Institucioni i Presidentit i është përgjigjur akuzave të Partisë Socialiste në lidhje me datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Peshkopisë, pas shkarkimit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Shukri Xhelilin, i cili u përfshi në një skandal seksual.

“Kushtetuesja na njoftoi për vendimin e shkarkimit në 1 Gusht. Sipas rregullores data e zgjedhjeve u caktua në 11 Shtator. Shprehim keqardhje për përhapjen e informacioneve të pavërteta. 48 orë nga njoftimi, presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve”– u shpreh zëdhënësi i Presidencës.

“Presidenti uron dhe kërkon zhvillimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm”, shtoi zëdhënësi.

Partia Socialiste deklaroi se dekreti i Presidentit Nishani është i pavlerë për sa kohë nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button