Home / Kronika / Kronika e zeze / Vrasje me armë zjarri tek Fusha e Aviacionit, humb jetën 33-vjeçari

Vrasje me armë zjarri tek Fusha e Aviacionit, humb jetën 33-vjeçari

vrasjeNjë vrasje me armë zjarri është shënuar paraditen e sotme në kryeqytetet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si ish-fusha e aviacionit, pranë një servisi ku një 33 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet është qëlluar me armë zjarri. I riu është transportuar menjëherë në spital ku edhe ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se 33 vjeçari punonte në një servis në zonën e fushës së aviacionit dhe se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorin e krimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: