Kosova

Osmani përfaqëson Bllokun në Kushtetuese

osmani-p-euml-rfaq-euml-son-bllokun-n-euml-kushtetuese_hdLDK-ja dhe partnerët e saj AAK e Nisma janë pajtuar që deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani të përfaqësojë Bllokun në përballjen gjyqësore më 22 gusht në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Teuta Sahatqija, nënkryetare e LDK-së, tha se si koalicion jemi të përgatitur për përballje në kushtetuese me argumentet tona.

“Na është kërkuar që në gjykatë të përfaqësohemi më deputetë dhe koalicioni LDK-AAK-Nisma do të përfaqësohet në Gjykatën Kushtetuese me 22 gusht nga deputetja Vjosa Osmani”, bëri të ditur për Botapress Sahatqija.

“Ne si koalicion LDK-AAK-Nisma, jemi të përgatitur për tu përballur në Gjykatën Kushtetuese me 22 gusht. Ne kemi argumentet të cilat janë në favor tonin dhe jemi të përgatitur mjaftueshëm për të mbrojtur dhe dëshmuar argumentet dhe të drejtën si koalicion pas zgjedhor dhe si grup parlamentar të mbështetur edhe nga subjektet tjera”, tha Sahatqija.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button