Maqedonia

Rritet eksporti i mallrave të Maqedonisë

Shkëmbimi tregtar i Maqedonisë për periudhën janar – qershor 2016 arriti në 5.529.439.000 dollarë amerikan. Vlera e eksportit është 2.275.485.000 dollarë amerikan dhe shënon rritje për 4.1%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër, importi është 3.253.954.000 dollarë amerikan, ose 4.8% më shumë. Pra, shifrat e Entit Shtetëror për Statistika tregojnë një deficit prej 978.469.000 dollarësh amerikan.

Në këtë periudhë, Maqedonia ka bërë tregti më së shumti me Gjermaninë, Britaninë e madhe, Serbinë, Greqinë dhe Italinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button