roze

Tmerr në “America’s Got Talent”

Një shfaqje në “America’s Got Talent” është shndërruar në një tmerr të vërtetë kur një nga konkurrentet u godit nga një shigjetë me flakë në qafën e tij.

Kanadezi Ryan Stock ishte thuajse gati të impersiononte audiencën dhe jurinë duke futur një shtizë në fyt, të shoqëruar me një tabelë qitje, mbrëmjen e së martës.

Partnerja e tij në perfrormancë dhe njëkohësisht e fejuara e tij, po përgatiste shigjetën për të goditur, e cila ishte me flakë. Fatkeqësisht,  në vend që të qëllonte tek tabela e qitjes, goditi fytin e tij.

Menjëherë konkurrenti u përpoq të largonte flakën, edhe pse mbeti pak i djegur, nuk pati ndonjë lëndim të madh. “Nuk ke marrë flakë”, tha drejtuesi i programit, Nick Cannon, duke thyer heshtjen.

“Jam mirë. Mendova se kapi këmishën. Ajo nuk ja doli”, tha Ryan, i cili po përpiqej të qetësonte situatën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button